Presidenti amerikan Donald Trump i quan “qesharake” përpjekjet e demokratëve në Kongres për ta shkarkuar nga detyra, pasi e akuzojnë për nxitës së dhunës vdekjeprurëse të javës së shkuar në Capitol Hill.
Ai tha se procesi për shkarkimin e tij po shkaktonte “zemëratë të madhe”. Trump, i cili largohet nga detyra më 20 Janar, foli teksa u nis nga Texas për të parë një pjesë të murit me Meksikën. Votimi i parë pritet të mbahet në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën, thonë demokratët, të cilët janë në mazhorancë.
Demokratët thonë se votimi nuk do të ndodhë vetëm nëse zëvendëspresidenti Mike Pence fut në lojë fuqinë që i jep Kushtetuta për ta hequr Trump nga zyra e presidentit, një ide të cilën Pence thuhet se nuk e mbështet.
Pas protestave të dhunshme në Kongres që la të vdekur 5 persona, zërat që kërkojnë dorëheqjen e Trump janë shtuar, si nga demokratët ashtu edhe në radhët e disa republikanëve.
Nëse bëhet votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, Trump do të jetë presidenti i parë në historinë e Shteteve të bashkuara të Amerikës ndaj të cilit ndërmerret akti i shkarkimit. Megjithatë, kjo mund të ndodhë nëse 2/3 e shumicës voton në favor të shkarkimit të tij në Senat.
Që kjo të ndodhë duhet që pro të votojnë një numër domethënës i republikanëve dhe deri më tani, janë të paktë ata që kanë shprehur vullnetin për të votuar kundër një presidenti që vjen nga radhët e partisë së tyre.