Qeveria britanike pritet të nisë hetimet ndaj ish-Kryeministrit Cameron

Qeveria britanike pritet që të njoftoi nisjen e hetimit ndaj David Cameron, për përpjekjet e tij për të lobuar tek ministrat, për firmën e financave Greensill Capital.

Ish-kryeministri është kritikuar për kontaktimin e ministrave nëpërmjet mesazhe për llogari të kompanisë që falimentoi në Mars.

Hetimi sipas asaj që shkruan BBC, pritet që të jetë i pavarur, i ndërmarrë me kërkesë të Zyrës së Kabinetit.

Cameron nga ana e tij tha se nuk kishte thyer asnjë kod të sjelljes apo rregullat e lobimit.

Leave a Reply