Qytetarët bullgarë dynden në Turqi për të bërë blerje

Një numër i madh turistësh dhe konsumatorësh bullgarë po dynden në Edirne, një qytet në kufirin perëndimor të Turqisë me Bullgarinë, për të blerë një sërë artikujsh të ndryshëm .

Nje rënie çmimesh në Turqi është vënë re nisur nga produktet më esenciale e deri tek veshjet dhe pajisjet elektroshtëpike.

Rreth një muaj më parë, një monedhë bullgare mund të këmbehej vetëm me 5.7 lira turke. Por tani, një Lev është pothuajse e barabartë me tetë Lira, që tregon se monedha bullgare është mbivlerësuar  me rreth 40 për qind në krahasim me Lirën.

Sipas pronarëve të tezgave deri në 90 për qind e klientëve janë bullgarë. Por në ndryshim nga nga entuziazmi i qytetarëve bullgarë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qytearët turq pasi fuqia ka rënë ndjeshëm.

“Në të kaluarën, njerëzit blinin një kilogram ushqim, ndërsa tani blejnë vetëm gjysmë kilogrami, dhe ata që blinin gjysmë kilogrami tani blejnë 250 gramë. Pra ,fuqia blerëse e njerëzve është në rënie.”

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet atje, rreth 200,000 turistë kanë vizituar qytetin e Edirnes për këtë vit.

Leave a Reply