R. Kennedy Jr. kritikohet pasi përmend Anne Frank në mitigun kundër vaksinimit të detyruar në Uashington

Dje në një miting kundër kufizimeve dhe vaksinimit të detyruar në Uashington, aktivisti Robert F.Kennedy Jr. , tha se po aktivizohen “mekanizma naziste në mënyrë që asnjë nga ne të mos ketë ku të shpëtojë “.

Nipi i presidentit të vrarë amerikan John Kennedy, dhe i biri i vëllait të tij Robert gjithashtu të ekzekutuar në mënyrë misterioze, tha mes të tjerash se do të ishte më e lehtë që Anne Frank të fshihej nga nazizmi, sesa për amerikanët që duan t’i shpëtojnë vaksinimit të detyruar, në mitingun e gjerë të pasdites së djeshme në Uashington, DC.

Avokati mjedisor dhe aktivisti anti-vaksinë foli për mijëra njerëz të mbledhur para Lincoln Memorial në eventin e quajtur “Të mundim mandatin e vaksinës: Rikthimi i Amerikës”.

“Edhe në Gjermaninë e Hitlerit ti mund të largoheshe në Alpe drejt Zvicrës, mund të fshiheshe në papafingo, siç bëri Anne Frank,” tha ai, duke iu referuar vizitës me babanë e tij kryeprokuror, në Gjermaninë Lindore në 1962, ku u takuan me njerëz që i kishin shpëtuar regjimit nazist.

“Sot këto mekanizma po vendosen në zbatim në mënyrë që askush të mos shpëtojë e askush të mos fshihet,” tha 68 vjeçari Kennedy, sipas videos së fjalimit të tij të publikuar nga gazetari i NBC, Ben Collins.

“Sot këto mekanizma po vendosen në zbatim në mënyrë që askush të mos shpëtojë e askush të mos fshihet,” tha 68 vjeçari Kennedy, sipas videos së fjalimit të tij të publikuar nga gazetari i NBC, Ben Collins.

“Ata po instalojnë rrjetin 5G për të mbledhur të dhënat e për të kontrolluar sjelljen tonë. Valuta dixhitale do të bëjë që ata të dënojnë këdo nga distanca dhe të ndërpresin furnizimin me ushqim”.

Komentet e tij u dënuan nga Memoriali Auschwitz.

“Shfrytëzimi i tragjedisë së njerëzve që vuajtën, u torturuan dhe u vranë nga regjimi nazist, duke përfshirë dhe fëmijë si Anne Frank – në një debat për vaksinat, është simptomë e degjenerimit intelektual,” shkruante muzeumi.

Kreu i grupit amerikan anti-vaksinë  ‘Informed Consent Action Network, Del Bigtree tha se objektivi i aktivistëve janë gazetarët dhe media, si dëmtues kryesorë të parimit të “pranimit të informuar” në lidhje me vaksinat.

13-vjeçarja Anne Frank u fsheh nga regjimi nazist në një papafingo në Amsterdam me familjen e saj hebreje në 1942. Por pas 25 muajsh ato u zbuluan nga Gestapo dhe u dërguan në Auschwitz. Frank vdiq nga tifo në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945.

Del Bigtree gjithashtu përmendi referenca dhune, fillimisht ndaj gazetarëve pro-vaksina si dhe ndaj kryemjekut të pandemisë në SHBA, Anthony Fauci.

“Ndryshe nga gjyqet e Nuremberg ku u gjykuan vetëm doktorët naziste që shkatërruan jetët e njerëzve, ne do ta bëjmë këtë edhe me gazetarët”, tha ai.

Leave a Reply