Racizmi / Shpërthejnë protestat pasi policia qëlloi për vdekje të riun me ngjyrë

Policisa i marrën jetën 27 vjeçarit Walter Wallace, në Filadelfia.

Të shtënat fatale të policisë ndaj të riut shkaktuan më pas një valë protestash që zgjati për disa orë dhe solli dëme të shumta materiale.

27-vjeçari Walter Wallace u qëllua në Cobbs Creek, një lagje kryesisht e qytetarëve me ngjyrë, ndërsa oficerët u ndodhën në vendngjarje si përgjigje të një shqetësimi për një person me armë, tha zëdhënësja e policisë Tanya Little.

Mediat amerikan njoftojnë se Wallace u godit në shpatull dhe gjoks. Njëri prej oficerëve më pas e futi në automjetin e policisë dhe e çoi në një spital, ku fatkeqësisht, për shkak të plagëve humbi jetën, njoftoi zëdhënësja Little.

Babai i të riut tha për Philadelphia Inquirer se djali i tij kurohej për probleme të shëndetit mendor. Sa i përket rastit që solli edhe protesta të qytetarëve, emrat e oficerëve që qëlluan nuk u zbuluan menjëherë. Të dy ata kishin veshur kamera trupore dhe janë në pritje të hetimit.

Leave a Reply