Duke komentuar lajmin e dalë në disa media se Holanda ka bllokuar integrimin e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama tha se është herët për të dalë në këtë pikë.
Rama shtoi se e gjitha është politikë e brendshme:
“Me ça lidhet përveç me punët e brendshme të saj, se nuk e pranoj që është më e vëmendshme ndaj standardeve se Suedia, Gjermania. Holanda ka qenë gjithmonë skeptike, ama merreni shtypin holandez meqë jeni gazetar dhe të interesuar për Holandën, shikoni se si përdoren si gogol shqiptarët, që flitet për banda shqiptare të shpartalluara, pastaj kur shikon janë 2 shqiptarë dhe të tjerët janë belg, polak, është politike, elektorale, ka zgjedhje në mars sa për dijeni dhe bëni një studim tjetër, shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE, dhe qëndrimin e vendeve në raport me zgjerimin, nuk janë pa lidhje me njëri-tjetrin. Unë mendoj që duhet të presim deri në fund dhe nuk duhet të biem pre e lajmeve të pjesshme dhe që janë të parakohshme për të nxjerrë konkluzione, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Holandës, unë kam një marrëdhënie të mirë me kryeministrin atje. Para shumë kohësh”, tha Rama.