Rama: Betejë e egër me papunësinë

Nga Kukësi, një prej qyteteve me numrin më të lartë të papunësisë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se kjo është një betejë e egër me të cilën po përballet qeveria dhe shoqëria shqiptare.“Për 83 mijë e disa qindra familje të tjera, që punësojnë edhe dikë tjetër dhe që nuk kanë pritur as të vijë partia e tyre në pushtet për t’u bërë drejtorë, zero taksa për ta do të thotë jo vetëm nxitje e punësimit, sepse është një hapësirë e re që krijohet edhe për persona të tjerë, por është edhe një arsye e fortë për të promovuar shembullin e tyre. Për t’u thënë të tjerëve se kush do të jetojë me punë, punën e krijon punën edhe vetë”, deklaroi Rama.“Edhe për ata që kanë një xhiro nga 50 në 80 milionë lekë, ne e kemi çuar taksën në 5 për qind. Si asnjëherë më parë, me buxhetin që kemi miratuar sot në mëngjes në Parlament, ne kemi bërë një ulje historike taksash për ata që fitojnë më pak, por që e fitojnë me punë e që duke punuar meritojnë të fitojnë më shumë”, nënvizoi Rama.Si reagime të pakuptimta i quajti shefi i qeverisë deklaratat e opozitës për ashpërsimin e ndëshkimeve të atyre që kryejnë eavozion fiskal dhe nuk japin kuponin tatimor.“Unë nuk i kuptoj këto reagime, për çfarë duhet të shqetësohen për një gjobë që është për shkelësit e ligjit? Gjoba nuk është për njerëzit që e respektojnë ligjin, por për ata që e shkelin ligjin. Atëherë, çdo të thotë të shqetësohesh sa e madhe është gjoba nëse nuk ke ndërmend të shkelësh ligjin? Dhe përse duhet të shkelësh ligjin? Mos e shkel, është e thjeshtë”, u shpreh Rama.Premtimet tona, tha Rama, realizohen vetëm duke bërë shtet. Më herët, Rama inspektoi punimet që po bëhen në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit. Fondi i akorduar për këtë projekt kap shifrën e mbi 129 milionë lekëve dhe pritet të përfundojë janarin e vitit të ardhshëm./ Top Channel

Leave a Reply