Rama: Ju tregoj si gjykatësit grabisin pronat

Pasi ka përmendur disa raste se si disa gjykatës me vendimet e tyre kishin grabitur pronat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga përfaqësuesit e biznesit ta mbështesin për vettingun.

Shefi i qeverisë tha se gjykatësit kanë tjetërsuar pronat edhe në dëm të shtetit. “Ka raste kur gjykata vendos mosnjohje të pronës dhe kur në Apel prona grabitet. Rastet abuzive të gjykatave në lidhje me pronat kanë qenë edhe në dëm të shtetit. Një pronë që i takon shtetit ikën e grabitur nga gjykata”, ka thënë Rama.

Atë që shumë përfaqësues të biznesit e shpresonin se do ishte zgjidhja, kryeministri e ka cilësuar një “kasap më shumë”. Bëhet fjalë për Gjykatën Administrative.

“Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative? Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”/tvklan.al/

 

Leave a Reply