Rama kërkon votën për Emirjana Sakon në Durrës: Kandidati tjetër në dispozicion të “zorrës qorre”

Në një takim me të rinjtë në Durrës, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën për kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat të dytë.about:blank

“Në fund fare dua t’ju them të gjithëve kju që unë kam nevojë për ju që së bashku të bëjmë të gjithë atë që duhet, që Ani të konfirmohet kryetare e Bashkisë së Durrësit por gjithë ajo që duhet është më shumë se ju të votoni për Anin. Ajo që po kërkoj është që ju të merrni shumë më tepër vota se sa votën e familjes tuaj, që të angazhoni të tjerë që të vijnë të votojnë për Anin. Ndryshimi vjen sepse është vota e cila përcakton kë marrim në punë për interesat e përbashkëta. Nuk besoj se merr në punë për interesat e Durrësit Anin apo atë tjetrin i cili mund të jetë djalë i mirë, por e para njëherë jam i martuar, e dyta nuk kam motër për të martuar, nuk jam këtu për të bërë krushqi me djalin e mirë, se djalë i mirë për veten e vetë. Këtu çështja është a ma bën punën a s’ma bën punën.

‘Ska rëndësi fare kush është i majtë, kush i djathtë. Për të pastruar duhen pastrues. Për të lëvizur duhen shoferë. Dhe për të gjtha punët duhen ata që dinë ta bëjnë punën më mirë. Ti nuk merr në timon një të majtë që s’ka patentë meqë shoferi i vërtetë është i djathtë. Ti shkon me atë që është shofer i vërtetë. Në fund fare të ditës për kryetaren e Bashkisë së Durrësit ti s’merr një burrë, merr një grua. Kur ke mundësi zgjedhje, ti s’mund të shkosh te burri unë s’e kuptoj dot. Durrësit sot është një nga qytete më të pastër të Shqipërisë gjë që nuk ishte e vërtetë deri kur Ani mori detyrën. Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di shumë mirë çfarë bën. Punon shumë, flet pak, nuk është kukull e askujt”.

Sa i përket kandidatit tjetër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kryeministri tha se ka vënë traditën e familjes së tij në funksion të dyshes Berisha-Meta që Rama e ka emërtuar si “zorra qorre”.

“Nuk është mirë që i vë në dispozicion fytyrën, emrin, traditën e familjes zorrës qorre. Që për ata që nuk e dinë, është një zorrë qorre në trupun e Shqipërisë. Nuk e kuptoj se si të jesh akoma me non gratën. Aty s’ke as bacën, ke Like floririn. Dhe për çfarë do ta votosh? Që Bashkia e Durrësit që është aty për punë, në një bashki që kthehet në një kështjellë për të marrë peng punët dhe për të filluar nga politika dhe me luftën në Tiranë. Për çfarë ju duhet kjo? Kjo nuk i duhet askujt”.

Rama: Po negociojmë të sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit botërorabout:blank

Në vijim të takimeve elektorale, Kryeministri u ndal në Durrës në një takim me të rinjtë ku mbolli disa pemë si pjesë e fushatës së socialistëve për këto zgjedhje.

Kreu i qeverisë foli për projektet në Durrës dhe për të ardhmen e të rinjve. Kryeministri bëri të ditur se qeveria është duke negociuar për të sjellë në Durrës një nga akademitë më të mira një ekipi futbolli botëror.

“Ne do vazhdojmë të fuqizojmë edhe krahun tjetër që është ai që i takjon shtetit, që ka të bëjë me infrastrukturën e shkollave, kopshteve , jemi duke negociuar një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës. Duam ta sjellim në Durrës si një pol të ri e cila do jetë derë e hapur për talentet që do duan të provojnë veten e tyre. Paralelisht me akademinë e futbollit do të jetë edhe një shkollë e futbollit për fëmijët e cila do jetë shumë më e gjerë sepse akademia do jetë strukturë plotësisht e mbështetur tek garancia e talenteve, ndërsa shkolla e futbollit do jetë strukturë për shumë më tepër fëmijë. Dhe ky nuk është një projekt që do presim vite, po e negociojmë aktualisht. Nuk mund ta them emrin e skuadrës, deri sa ta konkludojmë do ta mbaj veten”, tha Kryeministri.

Krue i qeverisë foli edhe për mundësitë që do të krijohen në Durrës me ndërtimin e dy porteve të reja dhe zhvillimin e qytetit.

Kam gjithmonë frikën se kur flasim me të rinjtë dhe kur kufizohemi vetëm tek disa nga ato pjesë të punës tonë që lidhen me ta, bëjmë një gabim sepse harrojmë që sot të rinjtë janë shumë më të përfshirë në atë që është realitet i botës dhe vendit dhe në kushtet kur globalizmi janë të pranishëm në ekranin e çdo celulari, është bërë shumë më e vështirë për të mbyllur kornizën e komunikimit vetëm në disa çështje dhe shumë më e vështirë për të vendosur se çfarë do bëjë kur të rritet. Tendenca për të besuar se është më mirë atje, ndërkohë që gjërat janë pak më ndryshe në shumë aspekte. Shumëkush bën një krahasim të drejtpërdrejtë sa është rroga atje, por pakkush shkon pak më tutje po atje sa janë shpenzimet dhe sa janë këtu, sa pjesë të rrogës atje ta merr shteti, dhe sa pjesë të rrogës këtu ta merr shteti e shërbimet e tjera. Dhe këtu fillon ndryshon pak raporti. Rritja e pagave këtu është një domosdoshmëri, ne po e bëjmë, do vazhdojmë ta bëjmë, ashtu sikundër domosdoshmëri këtu është rritja e gamës së mundësive, për një punë të denjë. Unë besoj se jemi në rrugën e duhur dhe sidomos këtu në Durrës jam i bindur me realizimin e planeve që kemi tani në zbatim dhe me ato plane që kemi në vijim. Besoj që plani i ndërtimit në Durrës të dy porteve që kanë një fuqi transformuese jo thjesht për Durrësin por për gjithë rajonin është një plan i cili duhet t’i bëjë që të shohin me optimizëm të nesërmen në qytet. Me portin e ri do hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin, për shpërblimin më të mirë, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjë me cilësinë e jetës”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply