Kryeministri deklaroi se subvencionet e shpërndara në therrime nuk e ndihmojnë fermerin, por riciklojnë të njëjtën situatë.
Rama tha se qeveria nuk do të shpërndajë lëmoshe, por do të financojë skemat e suksesit.
Rama ka premtuar që brenda këtij mandati qeveritar do të zgjidhë titujt e pronësisë.
“Kemi humbur shumë vite duke dhënë lëmosha, duke subvensionuar në atë masë modeste fondesh faktikisht riciklimin e prapambetjes dhe duke mos mbështetur ato pika kyçe që vetëpërpjekja për sukses ka krijuar në territor. Nuk duam që të humbasim kohë më shumë se është humbur, duam të fillojmë një rrugë që e nisëm mandatin e e shkuar por që ka nevojë të thellohet duke ndarë qartazi dhe prerazi të shkuarën nga e ardhmja me këndvështrimin e fokusuar tek suksesi dhe lëmosha, duke e bërë të qartë se shteti nuk është këtu për të shpëndarë lëmosha dhe për të thërmuar ato fonde të pamjaftueshme që ka në dispozicion, por që përmes fondeve të pamjaftueshme të financojë suksesin dhe përmes tij të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave”, deklaroi kryeministri