Kryeministri ndal fjalën kur thirret ezani
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure një takim elektoral me të rinjtë në qytetin e Burrelit. Kreu i qeverisë ndaloi së foluri në momentin që dëgjoi ezanin, duke respektuar ritualin e besimtarëve myslimanë.
“Stop për një moment”, tha kreu i qeverisë ndërkohë që po fliste dhe u ul në karrigen e tij.
E teksa përfundoi së thirruri ezani, kryeministri uroi të gjithë besimtarët myslimanë dhe paralajmëroi se me fundin e muajit të Ramazanit, lufta ndaj virusit do të jetë në një nivel tjetër.
“Përfitoj nga rasti që t’ia uroj nga këtu të gjithë besimtarëve myslimanë këtë muaj kaq të rëndësishëm për ta. Më vjen jashtëzakonisht mirë që fillimi i këtij muaji përkoi me një moment jashtëzakonisht optimist të luftës ndaj armikut të padukshëm dhe kështu u bë e mundur jo vetëm të shtyhet ora policore, por kështu bëhet e mundur që bashkë me përfundimin e muajit të Ramazanit ne të dalim në një tjetër nivel në luftën me armikun e padukshëm”, tha Rama./Tv Klan/