Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një video nga momenti i zbritjes në aeroport. Në Ankara, Rama është pritur nga ministri turk i Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Murat Kurum.
Kryeministri thotë se në vizitën e tij në Turqi do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes me rëndësi në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama.
Vizita zyrtare zhvillohet pas ftesës së Presidentit Erdogan, ndërsa kreu i qeverisë sonë do të qëndrojë në Ankara këtë të mërkurë dhe të enjten.