Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Nga informacionet e fundit mësohet se ai ka filluar takimin me homologun kosovar Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Rama ka udhëtuar në Prishtinë me helikopter dhe zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se kjo vizitë e tij nuk ishte parashikuar.
Ende nuk dihet qëllimi i vizitës së kryeministrit Rama, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar nëse do të ketë deklaratë për mediat.