Kryeministri Edi Rama do të ketë një komunikim me gazetarët në orën 14:00 të kësaj të diele, një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës në kryeqytet.
“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta Qetësi dhe Vendosmëri për Shqipërinë që duam”, shkroi Rama në Twitter.
Kryetari i Partisë Demokratike në një fjalim para protestuesve para Drejtorisë së Policisë Tiranë, mesditën e kësaj të diele, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen nesër në orën 18:30 në protestën e 5-të kombëtare të opozitës së bashkuar para kryeministrisë.