Rama njofton krijimin e Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot ka nisur puna për krijimin e Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë.

Në një postim në mediat sociale, Rama bën me dije se ky institucion i ri do t’i japë mundësi komuniteteve të biznesit më shumë mundësi dhe të forcojnë partneritetin me qeverinë.

Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë“, shkruan Rama.

Kjo marrëveshje është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Dhomave të Tregtisë së Amerikës, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë.

 

 

Leave a Reply