Rama njofton takim në ministrinë e Brendshme. Çështja Tahiri?!

Kryeministri Edi Rama njofton se në orën 11:00 do të mbahet një takim në ministrinë e Brendshme.

Kreu i ekzekutivit shkruan se ky takim po bëhet për një komunikim me trupën e policisë së shtetit, ndërsa nuk dihet nëse do ketë një reagim live nga ana e Edi Rama në lidhje me çështjen e ish- ministrit Saimir Tahiri.

Kujtojmë që dje Komisioni i Mandatave nuk gjeti gjuhën e përbashkët duke u ndarë në dy grupe, opozita kërkon që t’i jepet autorizim prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Ndërsa nga ana e saj mazhoranca shprehet se provat e prokurorisë nuk janë bindëse dhe se janë dakord për kontroll fizik dhe të banesës së ish- ministrit Tahiri, por jo autorizim për vënien në pranga.

 

Leave a Reply