Rama: Nuk ka më nevojë për ushqime e rroba, të kontribuojmë që t’ju ndërtojmë shtëpitë

Kryeministri Edi Rama, sërish ka ripërsëritur thirrjen e tij për të gjithë qytetarët që të mos dërgojnë më ndihma, pasi tashmë kanë ardhur shumë ushqime dhe rroba.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se nevoja është përmbushur dhe është tejkaluar për ushqime dhe rroba, e tani më e rëndësishmja është që qytetarët të kontribuojnë sadopak për të bërë të mundur ndërtimin e shtëpive të prishur.

Gjithashtu Rama ka publikuar edhe adresën zyrtare ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuajnë për të ndërtuar banesat e të prekurve nga tërmeti i të martës me mbi 40 viktima.

Ju lutem!

Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi.

Faleminderit shumë, me zemër, por ju lutem mirëkuptimin tuaj.

Ju lutem mos dëgjoni ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jeminuk ka vjedhje ndihmash e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastic.

Ju lutem kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH

Ju lutem solidarizohuni për të përballuar luftën e vërtetë për strehimin e tyre dinjitoz.

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

Ju lutem besojeni, ky është momenti ynë i ballafaqimit me zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR.

e-albania.al/dhuro

Zoti bekoftë Shqipërinë e ju të gjithë dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë

Leave a Reply