Ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama ishte Berati.
Gjatë një takimi elektoral, kryesocialisti “shigjetoi” opozitën, duke u shprehur i bindur se nuk mund të mposhtet nga këto forca politike.
“I pari është Saliu, pastaj Mata e më pas Kryemadhi dhe i katërti është ai Basha, i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie dhe me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha partitë dhe qëllimet e tjera. Ç’na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz. Edi Rama ka frikë përpara uragani. Cilit uragan? Atë të shkuarjes për lesh kolektivisht. Në emër të cilit ndryshim nga jeta në botën tjetër, po unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare. Rama ik, Rama ik po pse? Sepse nuk të mundin dot.”