Rama: OSBE/ODIHR certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, dora jonë e shtrirë për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Në rrjetet sociale, Rama thotë se raporti certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit duke i vlerësuar si legjitime, ndërsa shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën për rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2021, sikurse është reforma zgjedhore.

Kryeministri shprehet se nuk duhet humbur kohë për të realizuar këtë reformë për zgjedhjet e ardhshme, teksa thekson se nuk duhet humbur kohë.

“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë.

Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë”, shkruan Kryeministri Rama.

Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se qytetarët ishin në presionin politik të të dyja palëve dhe nuk kishin alternativa për të zgjedhur. Kjo atmosferë politike dhe kaosi institucional minoi besimin e qytetarëve, thotë raporti i OSBE-ODIHR, duke përfshirë në këtë kontekst mosmarrëveshjen se kush është përgjegjës për të vendosur mbi vlefshmërinë e dekreteve presidenciale, Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor.

Raporti final bën përgjegjëse Partinë Socialiste  për përdorim të administratës në fushatë dhe atë demokrate për përdorim të administratës së bashkive në protesta. Lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 30 Qershorit, thuhet se 95% e tij nuk paraqiti problematika. Dy rekomandimet kyçe të OSBE lidhen me nisjen e dialogut mes palëve politike, ku të përfshihet dhe Reforma Zgjedhore dhe krijimin e një administrate zgjedhore të pavarur. 

Leave a Reply