Ndërsa kreu i PD po mbyll protestën e cila zgjati 4 orë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një status në Twitter.
Sipas Ramës kjo ishte një protestë e turpshme për opozitën.
“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor👊”, shkruan Rama.