Rama: Përmirësim i ndjeshëm i numrit të kuponave të lëshuar, por ende ka që luajnë me “zjarrin”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një përmirësim të ndjeshëm të të dhënave nga terreni numrit të kuponave të lëshuara nga bizneset.

Kreu i qeverisë shprehet se nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzuesve. “Përmirësimi i ndjeshëm i të dhënave nga terreni për numrin e kuponave të lëshuar, por ende sa të duash si ky këtu, që luajnë me “zjarrin” dhe djegin tërë ç’kanë futur padrejtësisht në xhep, sepse ligji u mbyll qepenat. Zero tolerancë ndaj abuzuesve “, thekson Rama.

Plani operacional ”Stop -Informalitetit” synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cënojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve.

Leave a Reply