Rama: Presim opozitën për dialog deri në qershor, s’ka zgjedhje të parakohshme

Duke komentuar lënien e mandateve nga deputetët e opozitës, kryeministri Edi Rama tha se ky është një akt i paprecedentë dhe që opozita po jep një goditje që mund të rezultojë fatale për hapjen e negociatave në qershor.

Rama tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re dhe e ka të sigurt që do të humbë zgjedhjet lokale.

Rama tha se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull.

Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminisitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”,- tha Rama.

Leave a Reply