Në Shkodër kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga mbështetësit e opozitës, ndërsa demokratëve të kryeqendrës së veriut i kujtoi vitin 1991 kur protestohej kundër krijimit te Partisë Demokratike.
“Në vitin 1991 kur lindi PD, enveristët më ekstremistë krijonin grupe nga 200 deri 400 veta”- tha Rama.
Por pavarësisht protestës, Rama tha se sfida e tij personale për 4 vitetet e ardhshme është Shkodra. Në kryeqendrën e veriut, Rama ka sjellë në kujtesë edhe zgjedhjet e viti 2013.
Kreu i qeverisë foli edhe për sulmet ndaj kzaz- ve, duke ritheksuar se nuk do të japë dorëheqjen.
“Gjatë kësaj kohe duhet të përballemi me gjëra absurde, siç ishte djegia e shkollës këtu. Unë e qeveria jemi aty, ata le të hidhen përpjetë. Parlamentit është aty, ata ikën se lanë mandatet. Tani janë kujtuar, por është vonë. Ikën me festë e pastaj donin të hynin nga dritarja”- tha Rama.
Për përgjimet e Bild, Kryeministri Rama tha se nuk ishte rastësi publikimi i tyre në këtë moment.
“Nuk është rastësi që ui bën hetime në 2016 për krimin elektoral dhe nuk u hetuan por u mbyll, dhe i shkoi parties për një ditë të zezë dhe dita e zezë për ata është kur Shqipëria është afër hapjes së negociatave. Nuk dolën këtu por dolën aty ku është qendra e ekulibrit të Bashkimit Europian” tha Rama.
Rama prezantoi kandidatin e socialisteve Valdrin Pjetri dhe tha se në 30 qershor do të ketë zgjedhje.