Sjellja e Bashkimit Evropian, që deri tani nuk ka dhënë asnjë ndihmë për vaksinat për vendet e Ballkanit Perëndimor, e ka indinjuar kryeministrin Edi Rama.
Kryetari i qeverisë shpërtheu në akuza ndaj BE, kur dha lajmin për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës. Sipas tij, BE i ka kthyer shpinën Shqipërisë.
“Vendimmarrje e papranueshme, e palogjikueshme e BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian i turpëruar, ndërsa si kryeministër më i motivuar se kurrë për të bërë të mundur që shqiptarët të ndihen të mbrojtur njëkohësisht me evropianët. I hymë detit në këmbë dhe ja dolëm të cekim pak tokë, pa asnjë ndihmë nga BE.”