Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman Roth tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj për në BE.
Edhe ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, shprehet se vendi ynë ka shënuar shumë arritje, ashtu si Maqedonia e Veriut, në plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.
Rama: Pata nderin të prisja një mik të shqiptarëve, një avokat të rrugës evropiane.Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme në prag të një tjetër kohe që KE do të vendosë për një vendimmarrje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
Më vjen mirë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar një vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e konferencës është thjesht dhe vetëm çështje e këshillit evropian në një moment kur përtej faktit që duket se ka një prirje pozitive, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike që lidhet me ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Natyrisht që unë nuk mundet veçse të përsërisja të njëjtën gjë, që të them me bindje dhe fakte sipas nesh që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën dhe duke thirrur konferencën.
Tani a do të ndodhë kështu nuk e dimë, se kjo varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërçi me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe sa kjo do jetë e gatshme të heqë barrikadën.
Por çfarë është e rëndësishme ne sidoqoftë kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania.
Uroj shumë që në këtë sezon të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania, i thashë dhe ministrit ndryshe nga ca mund të perceptohej nga deklarata e ministrit të shëndetësisë atje, ne jemi vendi më i përshtatshëm për pushime.