Rama: S’kam lidhje me hetimet për McGonigal

“Do takoja sërish çdo drejtues të lartë të FBI-së”

Edi Rama pranon se e ka takuar disa herë Charls McGonigal, ish-shefin e  kundërzbulimit të zyrës së FBI madje dhe se do të vazhdojë të takojë çdo zyrtarë të lartë të FBI, por mohon në mënyrë kategorike akuzat e bëra në Tiranë nga opozita për përfshirje në çështjet për të cilat ai akuzohet në SHBA.

“Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë”.

Të vërtetën e tij Rama e gjen të renditur dhe në përfundimet e hetimit amerikan.

“Drejtësia amerikane e cila e ka hetuar tërësisht dhe ka ngritur akuzë për personin dhe ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga shoku i tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja që jetojnë bashkë në Nju Jork”.

Kryeministri pohon po ashtu se shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj e ka takuar vetëm në prani të McGonigalit në Tiranë dhe Nju Jork. Ndërsa për Dorian Duçkën kujton se ka qenë zv/ministër i propozuar nga LSI në kohën kur ishin në koalicion.

Vjen nga lëvizja demokratike, shumë i afër i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar padiskutim, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë, me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra.Personi tjetër ka qenë zv/ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë“.

Rama rendit dhe disa nga temat që kanë prekur në takimet me McGonigal.

“Krimi, korrupsioni, pastaj Amerika, Ballkani, Shqipëria. Ku më ka dhënë nga ato kapele, medalje që në bigbrotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi”.

Në daljen e tij pas mbledhjes së shkurtër me drejtuesit e qarqeve, Kryeministri u shpreh kundër ngritjes së një komisioni hetimor për këtë çështje siç kërkon selia blu, pasi për të hetimi është bërë nga drejtësia amerikane.

Ju thoni që drejtësia amerikane mund të konstestohet nga vetëgjyqësia e foltores apo vulës“.

Kryeministri e lidh të gjithë zhurmën në Tiranë që po bëhet nga opozita politika për këtë çështje me frikën e Sali Berishës pasi padive të reja që kanë bërë socialistët për 21 Janarin.

Leave a Reply