Rama: Sulmet kibernetike të vazhdueshme

Kryeministri në Davos: Ndërtimi i mbrojtjes kibernetike i kushtueshëm

Sulmi kibernetik i sponsorizuar nga Irani u përballua në koalicion me aleatët, por agresioni vijon çdo ditë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka folur nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos.

Komentet e kreut të Qeverisë shqiptare u bënë gjatë një paneli diskutimi me temë: “Sigurimi i Infrastrukturës Kritike”, ditën e dytë të takimeve të Forumit. Rama u shpreh se sulmi ndaj vendit nisi me shërbimet publike, por shtoi se infrastruktura kritike është në rrezik çdo ditë. Ai paralajmëroi se ndërtimi i mbrojtjes kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

 “Nëse krimi kibernetik do të ishte një shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe pas SHBA-ve dhe Kinës. Bazuar në disa vlerësime, gjatë vitit 2015, operacionet kibernetike arritën në rreth 3 trilion dollarë dhe parashikohet të jenë më shumë se 10 trilion dollarë në vitin 2025.”

Të tjerë të ftuar në panel nënvizuan se hakerat do të jenë gjithmonë një hap përpara në luftën kibernetike, por me anë të bashkëpunimit midis qeverive dhe kompanive, dëmi i tyre mund të kufizohet.

 “Ne zbuluam se është shumë e rëndësishme të mësohet (nga vendet aleate) se çfarë armësh po përdoren kundër nesh apo çfarë ndërhyrjesh në sistem, sepse  kështu mund të kuptojnë për llojin e armës. Kështu merret shumë informacion duke qenë në koalicion. Shpresoj se vendet nuk do të bëjnë gabimet e fillimit të pandemisë duke u mbyllur dhe ndaluan bashkëpunimin. ”

Shqipëria pësoi një sërë sulmesh kibernetike në vitin 2022 dhe pasi hetimit zbuluan përfshirjen e regjimit iranian, Tirana zyrtare vendosi t’u japë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sulmi kibernetikdëmtoi të dhënat e qeverisë dhe pezulloi shërbimet publike korrikun e kaluar.

Leave a Reply