Gjatë qëndrimit në Trieste, në kuadër të samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është takuar edhe me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.
Dy kryeministrat, në takimin mes dy delegacioneve, kanë diskutuar për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, siç shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj.