Rama vizitë në Turqi/ Takohet me Erdogan

I ndodhur në Ankara, kryeministri Edi Rama po takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Vizita e kreut të qeverisë është njoftuar në faqen zyrtare të presidentit turk, ku shkruhet në orën 14:30 Rama do takohet me Erdogan.

Në qëndrimin disa orësh në Ankara, kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me të tjerë zyrtarë.

Ende nuk dihet zyrtarisht qëllimi i kësaj vizite.  Dy javë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të marrë gjashtë dronë të armatosur “Bajraktar” nga Turqia.

Qëllimi i tyre do të jetë vetëm civil ka thënë Rama, si për kontroll të territorrit nga ndërtimet pa leje, nga kultivimi i kanabisit apo për ndjekjen e kriminelëve.

Leave a Reply