Rama: Zv.presidenti Pence rikonfirmoi mbështetjen e SHBA

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se takimet bilaterale me zv.presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, “të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë”, ka shtuar Rama.

Leave a Reply