Europol, përmes një raporti të hollësishëm, tregon veprimtarinë kriminale të 821 grupeve në Europë.
Gati gjysma e rrjeteve kriminale, aktivitet kryesor kanë trafikun e drogës. Veprat e tjera përfshijnë mashtrimin, krimet e pronës, kontrabandimi i migrantëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore, shkelje që kanë ndikim të rëndë për qytetarët në BE.
Mes qindra grupeve, renditen edhe shqiptarët. Sipas Europol, grupet me drejtues dhe anëtarë shtetasit shqiptarë, janë kryesisht aktive në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Spanja. Këto rrjete përbëhen nga shtetas shqiptarë ose shqiptarë me nënshtetësi të tjera si belge, holandeze, franceze, greke, italiane apo serbe.
Po ashtu, këto grupe kriminale operojnë edhe jashtë Evropës, kryesisht në Brazil, Kolumbi, Ekuador apo në vendlindje.