Raportohet për mbi 600 të plagosur për shkak të bombardimit të fundit në fabrikën e çelikut në Mariupol

Duke folur në televizionin ukrainas, Vadym Boychenko, tha se numri i të plagosurve ishte rritur pasi forcat e Kremlinit hodhën bomba në objektin e improvizuar spitalor brenda fabrikës së çelikut.

“Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin dhe kjo është shenjë e krimit të luftës, sepse numri i të plagosurve para kësaj ishte 170, derisa tani është mbi 600”, tha ai.

Këtë javë, komandanti ushtarak ukrainas i fshehur brenda fabrikës së çelikut Azovstal të Mariupolit tha se një bombë ajrore ruse goditi një strehë brenda uzinës.

Majori Serhiy Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Ushtrisë së Ukrainës, tha se bomba ra pranë spitalit ushtarak ku qindra ishin duke u trajtuar për lëndime.

Fabrika e çelikut është qendra e fundit për trupat ukrainase brenda qytetit port jugor të Mariupolit, që tani është pothuajse tërësisht i pushtuar nga forcat ruse.

Qindra civilë mendohet se janë të strehuar në strehimoret e bombave nën kompleksin industrial, së bashku me ushtarë, marins dhe mjekë.

Leave a Reply