Raundi i pestë i zgjedhjes së Presidentit të ri italian

Sinjale nga partitë politike për gjetjen e kompromisit në raundin e pestë

Parlamenti italian do të përpiqet të premten për herë të pestë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Kryeministri MarioDraghi mbetet ende kandidat potencial, por shanset e tij u zbehën këtë javë, pasi shumë deputetë nuk janë të gatshëm ta mbështesin nga frika se çdo ndryshim në qeveri mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mateo Salvini, kryetari i Lidhjes së Veriut, parti e krahut të djathtë, u tha gazetarëve se përpara votimit të premten, ai do t’u propozojë partive të qendrës së majtë disa figura jopartiake që kanë reputacion si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Jam i bindur se të premten do të jetë ditë fitoreje”, tha ai. Ish-kryeministri Mateo Renzi, i cili drejton partinë e qendrës së majtë, Italia Viva, tha gjithashtu se pret që Presidenti të zgjidhet të premten. Pas katër raundesh, duket se ka shanse që presidenti i tanishëm Sergio Matarella të fitojë një mandat tjetër, ndonëse ai është 80 vjeç dhe ka përjashtuar një mundësi të tillë deri më tani.

Rreth një mijë anëtarë të dy dhomave të parlamentit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe përfaqësues të rajoneve dhe provincave autonome filluan votimin të hënën pasdite. Krahas Draghi dhe Matarella, kandidatë për President janë edhe Elizabeta Beloni, një diplomate karriere që drejton shërbimet sekrete, Sabino Cassese (86 vjeç), ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët e mundshëm përfshijnë edhe ish-kryetarin e Dhomës së Ulët Pierre Ferdinando Casini, ish-kryeministrin Giuliano Amato, Presidenten e Senatit Elizabeta Casellati dhe ministren e Drejtësisë Martha Cartabia, e cila më parë kryesonte Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply