Rebelët Houthi sulmuan anijen me flamurin e Barbadosit në Gjirin e Adenit

Dy persona kanë vdekur pas një sulmi të rebelëve Houthi në një anije në Gjirin e Adenit, ka konfirmuar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Jemen.

“Të paktën dy marinarë të pafajshëm kanë vdekur. Kjo ishte pasoja e trishtueshme, por e pashmangshme e që Houthi-t qëlluan pamatur me raketa në anijet ndërkombëtare. Ata duhet të ndalojnë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e atyre që kanë vdekur dhe atyre që u plagosën”,  thuhet në një deklaratë.

Ambasada i referohet anijes së quajtur “True Confidence” me flamurin e Barbados, e cila u godit nga një raketë rreth 50 milje detare në jugperëndim të portit jemenas të Adenit.

Leave a Reply