Reformat ekonomike te ndërmarra deri tani nga qeveria jane nje mbështetje per sipërmarrjen shqiptare, pasi kane reduktuar hapësirat per korrupsion dhe garantojnë konkurrencën e ndershme. Kryeministri Edi Rama u tha biznesmenëve ne nje event per shpalljen e me te mirëve te vitit, se pavarësisht kundërshtareve, ajo per te cilën nuk ka kthim pas është reforma ne drejtësi. Ndërsa pranoi kostot e reformave, Rama tha se kritikuesit e aksioneve te kryera nuk shqetësohen per shtresën e varfër, por per prerjen e kanaleve te errëta te qarkullimit te parave te tyre. Ne nje bilanc mbi ecurinë ekonomike ne dy vitet e para te mandatit qeveritar, Rama foli per vendosjen e raportit te ri me sipërmarrësit. Ai tha se modeli ekonomik bazuar ne burime te qëndrueshme te rritjes synon nje ekonomi te orientuar nga prodhimi dhe punesimi real. Rritja ekonomike nuk është e prekshme per te gjithe familjet por, shifra 2.7 % është nje rritje reale, vlerësoi kryeministri, duke e krahasuar kete me dy vitet e shkuara ku trendi sipas tij ishte stanjativ.
Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie të forta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për “marrëdhënie të forta” mes Kievit dhe Bratislavës gjatë një bisede telefonike me…


