Në Policinë e Shtetit do të nisë një reformë e thellë sepse sipas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ka të meta në luftimin e kriminalitetit.
Një lëvizje e tillë vjen pas masakrës në Velipojë dhe aksidentit të rëndë me katër viktima, ndërsa Çuçi paralajmëroi para gazetarëve se do të ndryshohen titullarët.
“Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim. Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.”