Gjykatësi i procedurës paraprake në dhomat e specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish komandantit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Ndër arsyet e refuzimit përmendet pozicioni i Mustafës si ish-shef i agjencisë se inteligjencës së Kosovës.
Sipas gjykatesit kjo i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose krijojnë mundësinë që të kryejë krime të tjera.
Arrestimi i Mustafës më 24 shtator, ishte i pari që nga themelimi i gjykatës speciale, në vitin 2015.