Regjistrohen dy shpërthime të forta në qytetin rus

Dy shpërthime të forta janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës.

“30 minuta më parë u zgjova nga dy shpërthime të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën.

Leave a Reply