Rekord në Spanjë, 38.7 gradë Celsius që në Prill

Temperaturat pervëluese tipke për Korrikun dhe Gushtin, Spanja po i përjeton që pa hyrë vera. 38.7 gradë Celsius ishte temperatura maksimale që u shënua orët e fundit në Kordoba, në jug të vendit, një rekord historik në një qytet ku temperaturat gjatë Prillit nuk arrijnë më shumë se 30 gradë. Shkaktare është një valë ajri e nxehtë dhe e thatë me origjinë nga Afrika e Veriut, që i ka ngritur temperaturat që në nivele verore që prej të hënës. Këto valë në Europë mbërrijnë më shpesh për shkak të ngrohjes globale.

Temperaturat përvëluese detyruan autoritetet në Madrid të hapin para kohe për shfrytëzim publik, ambjentet ku qytetarët mund të freskohen, si shatërvanët, pishinat, lumenjtë e liqenet.

Thatësira ka bërë që rezervuarët e ujësjellësve dhe ato të ujijtes së tokave bujqësore të kenë që tani mungesa uji, një paralajmërim se vera mund të jetë katastrofike. Vala e nxehtë ka prekur gjithë gadishullin iberik, përfshirë Portugalinë, duke mbërritur deri në Francë ku autoritetet po përgatiten për të përballuar zjarret masive.

Leave a Reply