Republikanët fitojnë shtetin e Virxhinias, Trump u mbaj larg fushatës

Republikani, Glenn Youngkin, do të zgjidhet si guvernator i ardhshëm i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara. Ai është 2.7 pikë përpara demokratit Terry McAuliffe, me më shumë se 95% të votave të numëruara. Kandidati republikan Gleen Youngkin bëri çmos që të mbante larg fushatës ish-Presidentin Donald Trump.

Ekonomia u rendit si çështja kryesore për shtetin e Virxhinias, pasuar nga koronavirusi dhe arsimi. Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Në zgjedhjet presidenciale një vit më parë Biden fitoi lehtësisht në Virxhinia.

Në një fjalim për përkrahësit, Youngkin e quajti fitoren e tij një “moment përcaktues”. Zgjedhjet ishin testi i parë i madh i ndjenjës së votuesve amerikanë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit vitin e ardhshëm për Kongres.

Në një tjetër garë kyçe për guvernator, guvernatori demokrat Phil Murphy i Nju Xhersit po përpiqet të fitojë rizgjedhjen kundër kundërshtarit republikan Jack Ciattarelli, i cili udhëhoqi garën pas 78 për qind të votave të numëruara. Por, votat nga disa bastione demokrate ende nuk ishin llogaritur.

Leave a Reply