Tuneli i Llogorasë do të rihapet këtë të shtunë, duke shkurtuar rrugën drejt jugut të vendit përgjatë sezonit veror si dhe njoftohet se hyrja në tunel do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë.