Rinumërohen votat e Durrësit, hapen 375 kuti përfshirë 85 të diasporës

Ka nisur këtë të enjte procesi i rinumërimit të votave edhe për 375 kutitë e qarkut të Durrësit.

Stafi mbikqyrës po analizon dokumentacionin për 126 kutitë e para, ndërsa më pas do të rinumërohen votat edhe për subjektet politike e kandidatët, përfshirë 85 kuti nga diaspora.

Ankimimi në këtë qark u bë nga kandidati i PD në Durrës Aulon Kalaja i cili humbi mandatin përballë kolegut të tij Arjan Ndoja me rreth 1 mijë vota diferencë.

Më herët përfundoi rinumërimi i votave për qarkun e Fierit.

Leave a Reply