Ky është “Ameca”, roboti ngjyrë gri, shumë i ngjashëm me njeriun.
Ai ka karakteristika gjinore dhe është neutral ndaj racës. Inxhinierët e kompanisë “Engineered arts” në Britaninë e Madhe, e konsiderojnë si robotin më të avancuar në botë.
Një video e shkurtër e publikuar nga kompania, ku mund të shihet roboti “ameca” teksa “zgjohet nga gjumi”, ka arritur mbi 10 milionë shikime në pak orë.
Pesë vjet më parë, “Sofia” tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme si roboti i parë i ngjashëm me një njeri jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.
Ajo është e programuar për të rikrijuar sjellje të zakonta shoqërore të njerëzve, duke bërë të mundur kështu rikrijimin e mimikave të ndryshme të fytyrës dhe duke patur ndjenja.
Sofia përdor inteligjencë artificiale, procesimin e të dhënave vizuale, si dhe teknologjinë e njohjes së fytyrave dhe zërit.