Kjo është Mamica, Mamica Kastrioti, motra e Skënderbeut. Të gjithë e njohin si aktore, por në fakt ajo është valltare. 30 vjet në ansambël, gjithsesi nuk e bënë aq të famshme sa roli i motrës në filmin “Skënderbeu”. Emri i saj i vërtet është Adivije Alibali. Sot është një ndër të paktat aktore që ka mbetur gjallë nga kasti i “Skënderbeut”. Për një kohë të gjatë nuk ka folur dhe as që e ka parë filmin ku ka luajtur, pasi shenjat e internimit janë vranga që nuk i shkëput dot nga kujtimet. E megjithatë, “Skënderbeu” mbetet një nga përvojat më të bukura të jetës së saj. Jeton në Amerikë dhe nuk i ka shpëtuar nga vëmendja versioni i ri i Skënderbeut, ai i dubluar dhe i kthyer në HD. Ja çfarë thotë ajo për këtë version të ri të tij. Edhe pse me një jetë të mirë sot, ajo nuk i shpëton kujtimeve të internimit dhe harresës së shtetit. Ndërsa një ndër aktoret e mbetura ende gjallë në Shqipërinë e ‘63 viteve më vonë kërkon vetëm 100 lekë, Skënderbeu i transmetuar për herë të parë më 28 nëntor të vitit 1953, fitoi çmim në festivalin e filmit në kanë.
Forumi Ekonomik Botëror nis hetimet ndaj themeluesit, Klaus Schwab jep dorëheqjen
Forumi Ekonomik Botëror ka nisur një hetim ndaj themeluesit të tij, Klaus Schwab, pasi akuzohet për manipulim, duke përdorur fondet…