Një seri e gjuajtjeve nga ajri përgjatë 24 orëve të fundit ka lënë të vdekur dhjetëra persona në provincën e Raqqa dhe Deir al-Zor në veri dhe lindje të Sirisë, zona të cilat kryesisht janë të kontrolluara nga Shteti Islamik.
Raportohet për 44 persona të vdekur nga sulmet nga ajri, të cilat janë duke u zhvilluar nga aviacioni Rus dhe Sirian. Vetëm në qytetin e Raqqa’s, i cili njëherit njihet edhe si kryeqyteti i Shteti Islamik, sipas zyrës Britaneze Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut në Siri, raportohet se kanë vdekur 32 persona.