Rrëzohet avioni në SHBA, raportohet për 3 viktima

Një avion është rrëzuar në West Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga rrëzimi raportohet se të paktën 3 persona kanë humbur jetën.

Administrata Federale për Aviacion theksoi se një avion Beechcraft C23 u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Fayetteville.

Sipas policisë, rrënojat e avionit u gjetën në fshatin Lansing, rreth 80 milje në juglindje të Charleston. Është konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë që po hetohen arsyet e aksidentit .

Leave a Reply