Rrëzohet një avion luftarak ukrainas F-16

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar këtë të premte (16 maj) në Ukrainë.

Fatmirësisht piloti i avionit është në gjendje të mirë shëndetësore, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një deklaratë .

“Sipas të dhënave paraprake, në avion ka pasur një situatë të pazakontë. Piloti doli me sukses nga avioni para shpërthimit”, thuhet në deklaratën e bërë nëpërmjet Telegramit.

Mediat e huaja shkruajnë se përplasja nuk duket të jetë rezultat i zjarrit rus, sakaq është mësohet se është caktuar një komision për të hetuar rrethanat e incidentit.

Leave a Reply