Rri atje te s’rrihet më
Ai që rri, atje ku s’duhet të
të rrihet gjatë!
Atje harron përgjegjësinë, në emër
të atyre që rrinë;
në emër të ndërgjegjes, e të
vetëdijes njeri.
Ai, që rri, atje te s’duhet rritur gjatë,
e bëhet halë në sy, sytë e
atyre në emër të, të cilëve rri:
humbë arsyen.
I nënshtrohesh pasionit,
deri në instinkt të sundimit.
Ai, që rri; e më as për një minutë,
nuk duhet rritur,
humb kontaktin, për të cilët, e
në emër të, të cilëve rri.
Ata, aty nuk duhet rritur më!
Rritja gjatë, atje ku s’duhet rritur gjatë,
është vetë hipokrizia,
e është kundër vetëdijes historike.
Është dënimi e tortura
te të tjerët me vetëdije,
për të ardhmen e të tjerëve.
Të rrish atje ku nuk rrihet gjatë
vetveten e “dëmshpërblen”
me anatemën:
të përfundosh si s’duhet përfunduar:
si tradhtar o si kriminel.
Të rrish atje te s’rrihet më,
është çështje të mos rrish,
të shpëtosh me nder e të jesh
i nderuar përherë.