Numri i personave të infektuar në të gjithë botën vetëm vazhdon të rritet. Këtë të hënë u arrit shifra e 3 002 876 personave të prekur nga Covid-19.
Në ngjitje është edhe numri i personave që kanë humbur jetën. Deri më tani numërohen 207 071 viktima.
882 482 persona janë shëruar nga koronavirusi i ri Covid-19. Shtetet më të prekura janë SHBA-ja, Spanja dhe Italia.
Shtetet e Bashkuara janë vendi që numërojnë pothuajse një të tretën e të infektuarve në të gjithë botën.
Deri më tani atje janë 987 322 të infektuar, ndërsa luftën me këtë betejë e kanë humbur mbi 55 000 persona.