23 persona kanë humbur jetën dhe qindra janë plagosur
Tornadot shkatërrimtare vijojnë të marrin jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bilanci i të vdekurve ka arritur në 23, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave nga autoritetet, të paktën 8 viktima u regjistruan në Arkansas, shtatë në Teksas, katër në Kentaki dhe dy në Oklahoma.
Si pasojë e një stuhie të fortë më shumë se 30 milionë njerëz janë nën urdhra evakuimi në disa pjesë të Bregut Lindor. Guvernatori i Kentakit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa stuhia e fortë shkaktoi dëme edhe në Atalanta, Xhorxhia dhe disa qarqe perëndimore të Karolinës së Jugut.
Më shumë se 100 autostrada dhe rrugë u dëmtuan, ndërsa rreth 300 mijë familje në disa shtete kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Teksas, Guvernatori Greg Abbott ka bërë të ditur se më shumë se një e treta e qarqeve janë në një gjendje të jashtëzakonshme pasi moti ekstrem goditi shtetin.
Shërbimi i motit ka bërë të ditur se stuhitë e forta pritet të lëvizin edhe në Ohajo, Tenesi dhe Alabama shoqëruar me përmbytje, breshër të fuqishëm dhe tornado me erëra deri në 100 kilometra në orë.